"La Liga" mund të luhet me dyer të mbyllura për shkak të koronavirusit

2020-02-28 09:36:45 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i "La Ligës", Javier Tebas, thotë se po shqyrtohet mundësia që ndeshjet e kampionatit spanjoll të futbollit të luhen me dyer të mbyllura, për shkak të përhapjes së koronavirusit në Evropë.

"Të dielën krijuam një komitet të brendshëm të emergjencës dhe një protokoll veprimi. Tashmë kemi një raport nga një epidemiolog dhe ne po studiojmë mundësinë për të luajtur me dyer të mbyllura. Gjithashtu, kemi hartuar një studim në rast se mund të nevojitet të pezullohen disa ndeshje dhe datat kur mund të zhvillohen ato".

Tebas thotë se sezoni 2019-'20 i "La Ligës" duhet të përfundojë.

Ndeshjet e fundit të "La Ligës" do të luhen në 24 maj.

Zgjatja e sezonit është e pamundur për shkak të "Euro 2020" dhe "Copa America"-s, që fillojnë në qershor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore