Xi dhe liderë të tjerë kinezë bëjnë dhurime në përkrahje të kontrollit të COVID-19

2020-02-27 13:52:18 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe liderë të tjerë kinezë kanë bërë dhurime në përkrahje të luftës kundër epidemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Dhurimet u bënë në një mbledhje të autoriteteve qendrore për parandalimin e kontrollin e epidemisë.

Xi Jinping-u tha se, megjithëse është ruajtur prirja pozitive në luftën kundër koronavirusit, situata në epiqendrën e epidemisë, provincën Hubei, mbetet e ndërlikuar.

Ai paralajmëroi rrezikun e përtëritjes së epidemisë në rajone të tjera, duke bërë thirrje për përpjekje të mëtejshme në kufizimin e virusit dhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik e shoqëror. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore