Kina vlerëson vizitën e presidentit mongol

2020-02-27 21:13:37 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten pasdite, presidenti i Mongolisë Khaltmaa Battulga mbërriti në Pekin për një vizitë shtetërore. Ai është udhëheqësi i parë i huaj që viziton Kinën pas shpërthimit të gjendjes epidemike të koronavirusit të tipit të ri. Në konferencën e shtypit të organizuar të enjten në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh se vizita e presidentit Battulga pasqyron ndjenjat e thella të palës mongole ndaj popullit kinez:

"Presidenti Battulga vizitoi posaçërisht Kinën për të shprehur përkrahjen e palës mongole ndaj betejës kineze kundër epidemisë, Kina e vlerëson lart këtë. Nën udhëheqjen e fuqishme të udhëheqësve të dy vendeve, marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Mongoli do të zhvillohen në një nivel më të lartë."

Kohët e fundit, gjendja epidemike e koronavirusit të tipit të ri në Korenë e Jugut e në Japoni është bërë më serioze duke tërhequr vëmendjen e gjerë të komunitetit ndërkombëtar. Lidhur me këtë, Zhao Lijian tha:

"Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut janë fqinje miqësore dhe po përballojnë së bashku gjendjen epidemike. Kina nuk do të mënjanohet në betejën e dy vendeve kundër epidemisë. Kina ndodhet në fazën kyçe të kontrollit të epidemisë, megjithëkëtë u ka dhënë dy vendeve ndihmë brenda mundësive. Kina do të forcojë bashkëpunimin me Korenë e Jugut dhe me Japoninë për të kapërcyer së bashku vështirësinë."

Zhao Lijian shtoi se nën gjendjen e tanishme, Kina dëshiron të forcojë me Korenë e Jugut dhe me Japoninë sistemin e koordinimeve për shëndetin dhe parandalimin epidemik, dëshiron të forcojë me to shkëmbimin e informacionit për gjendjen epidemike, do të zhvillojë shkëmbime me dy vendet për përvojën e teknologjinë kundër epidemisë dhe do të zhvillojë bashkëpunimin 3-palësh në zhvillimin e ilaçeve. Njëkohësisht Kina do të forcojë kontrollin e kufijve me dy vendet duke forcuar inspektimin dhe karantinën. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore