Turqia i kërkon Evropës të veprojë kundër racizmit

2020-02-21 09:47:30 CRI Komenti juaj Printoni

Turqia i ka kërkuar Evropës të marrë masa kundër racizmit dhe ksenofobisë, pas vrasjeve në një qytet gjerman.

Të mërkurën në mbrëmje, një ekstremist i djathtë gjerman vrau të paktën nëntë veta në Hanau. Pesë nga viktimat ishin shtetas turq.

Ministria e Jashtme turke e përshkroi ngjarjen si "një shfaqje e re dhe e rëndë e racizmit dhe armiqësisë në rritje ndaj islamit".

Ministria tha se vrasjet nuk mund të konsiderohen si një sulm individual dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë për të ndaluar ngjarje të tilla.

Ndërkohë, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha para një turme në Hanau se gjermanët duhet të vetëpërmbahen nga "gjuha e përjashtimit dhe e përbaltjes, që i hap rrugën dhunës". (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore