Kina përjashton disa produkte amerikane nga tarifat shtesë

2020-02-21 19:12:19 CRI Komenti juaj Printoni
Komisioni i Tarifave Doganore i qeverisë kineze publikoi të premten dy lista të produkteve amerikane që përjashtohen të parat nga tarifat shtesë në raundin e dytë të kundërmasave gjatë fërkimeve tregtare kundrejt rregulloreve tregtare 301 të ShBA-së.

Në deklaratë thuhet se vendimi do të hyjë në fuqi nga 28 shkurti dhe do të përfundojë më 27 shkurtin e ardhshëm.

Ndërmarrjet që prodhojnë produktet e listës së parë lejohen të aplikojnë për rimbursimin e tarifave të paguara brenda gjashtë muajve. Ndërsa, ato në listën e dytë mund të gëzojnë vetëm përjashtimin e tarifave pa kompensim.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore