Japonia do të organizojë Olimpiadën e Tokios pavarësisht koronavirusit

2020-02-21 16:34:29 CRI Komenti juaj Printoni

Japonia njoftoi se do të organizojë këtë verë Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të Tokios pavarësisht gjendjes përkeqësuese të shpërthimit të koronavirusit, tha zëdhënësi i lartë i qeverisë të premten.

"Ne do të koordinojmë ngushtë me KON-in, komitetin organizues dhe bashkinë e Tokios për të përparuar me përgatitjet në mënyrë që t'u garantojmë siguri sportistëve dhe spektatorëve gjatë gjithë ndeshjeve", tha kryesekretari i kabinetit, Yoshihide Suga në një konferencë për shtyp.

Koronavirusi i tipit të ri u ka marrë jetën tre vetëve dhe ka infektuar mbi 700 të tjerë, 634 prej të cilëve nga anija "Diamond Princess", që u ankorua në brigjet e Yokohama-s.

Një numër veprimtarish sportive nuk janë organizuar pasi disa specialistë të shëndetit në Japoni paralajmëruan mosorganizimin e eventeve të mëdha.

Stafeta e pishtarit olimpik do të nisë më 26 mars dhe shihet gjithashtu si e rrezikshme pasi qindra mijëra njerëz do të dalin në rrugë për të mirëpritur flakën.

Ministri Olimpik Seiko Hashimoto tha pas mbledhjes së kabinetit të premten, "Nëse nuk ndiheni mirë, mos dilni në rrugë për të parë stafetën e pishtarit."(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore