CMG-ja ndihmon në përballimin e epidemisë

2020-02-21 10:07:45 CRI Komenti juaj Printoni

Në momentin e vështirë të përballimit kombëtar të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) nisi të enjten një projekt për të ndihmuar pjesëmarrësit në frontin e parë në provincën Hubei.

Projekti i ndihmës përbëhet nga tre pika: krijimi i një fondi prej 100 milionë juanësh për financimin e familjarëve të punonjësve mjekësorë që humbën jetë në luftën ndaj epidemisë dhe subvencionet për stafin mjekësor që po lufton në vijën e parë; transmetimi falas i reklamave për 30-50 ndërmarrjet kryesore të provincës Hubei në kanalet kombëtare televizive të CMG-së; inkurajimi i ndërmarrjeve që reklamojnë në CMG të dhurojnë materiale dhe fonde për provincën Hubei në këmbim të transmetimit falas të reklamave të tyre në platformat mediale të CMG-së me një vlerë 2.5 miliardë juanë.

Siç mësohet, ndërmarrjet përkatëse kanë dhuruar afro 1.5 miliardë juanë dhe materiale ndihme me vlerë 7.5 miliardë juanë për zonat e prekura nga koronavirusi në Hubei.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore