Greqia dhe ShBA-ja zhvillojnë stërvitje ushtarake për të forcuar lidhjet e mbrojtjes

2020-02-20 09:58:16 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat greke dhe ato amerikane kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake në Greqi.

Ambasadori amerikan në Greqi Geoffrey Pyatt theksoi se stërvitja ishte pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet në fushën e mbrojtjes midis dy aleatëve të NATO-s:

"Marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Greqisë janë më të forta se kurrë ndonjëherë. Lidhjet dhe bashkëpunimi ynë në fushën e mbrojtjes janë një përbërës thelbësor i këtyre marrëdhënieve. Ajo që po shihni sot, është një pasqyrim i mënyrës sesi dy vendet tona, duke punuar së bashku, me mbështetjen e kryeministrit, të ministrit të Mbrojtjes Panajotopulos dhe të gjeneralit Floros, po punojnë së bashku për të përmirësuar ndërveprimin dhe për të forcuar kapacitetet e të gjitha forcave tona."

Ambasadori tha se stërvitja përfshinte jo vetëm forcat greke, por edhe ato të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore