Kina, thirrje për përpjekje të mëtejshme përballë epidemisë pas rifillimit të funksionimit normal

2020-02-18 13:03:29 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë bënë thirrje për përpjekje të mëtejshme për frenimin e përhapjes së koronavirusit, duke rifilluar funksionimin e bizneseve në mënyrë normale.

Në një mbledhje të drejtuar nga kryeministri Li Keqiang thuhet se është shmangur mundësia e përhapjes së virusit dhe në mbarë vendin është shfaqur prirja pozitive e parandalimit dhe e kontrollit të epidemisë.

Në mbledhje u paralajmërua gjithashtu lidhur me ndryshimet e ndërlikuara të epidemisë dhe u theksua se masat parandaluese e kontrolluese nuk mund të lehtësohen, ndërsa pjesa dërrmuese e rajoneve të vendit po rifillojnë gradualisht funksionimin e bizneseve dhe të shkollave. (Wang Lei/ Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore