Italia i dërgon Kinës materiale të ndihmës mjekësore me avion të posaçëm

2020-02-17 12:52:44 CRI Komenti juaj Printoni

Të shtunën e kaluar, një avion i posaçëm me materiale të ndihmës mjekësore u nis nga Brindizi i Italisë për në Pekin. Dërgimi i këtij avioni të posaçëm është organizuar nga qeveria italiane për të çuar materiale të ndihmës mjekësore në Kinë, pas shpërthimit të koronavirusit të ri.

Ngarkesa e avionit përmban maska, veshje e syze mbrojtëse etj., të cilat janë dhuruar nga qeveria italiane dhe kinezët që punojnë dhe jetojnë në Itali.

Ambasadori kinez në Itali Li Junhua u shpreh se para dy ditësh, presidenti italian Sergio Mattarella organizoi një koncert të posaçëm për të përkrahur përpjekjet e popullit kinez kundër epidemisë së koronavirusit të ri, ndërsa këtë herë qeveria italiane ka organizuar dërgimin e një avioni të posaçëm për dërgimin e materialeve mjekësore. Këto janë veprime konkrete të mbështetjes ndaj popullit kinez për të luftuar epideminë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore