200 të moshuar do të ikin nga anija në karantinë në Japoni para kohe

2020-02-14 11:34:56 CRI Komenti juaj Printoni

Japonia ka bërë të ditur se disa të moshuar në një anije turistike të futur në karantinë në Jokohama për shkak të koronavirusit, do të lejohen të zbarkojnë të premten.

Ministria japoneze e Shëndetësisë thotë se 200 udhëtarë mbi 80 vjeç me sëmundje të tjera, të cilëve analizat për virusin u kanë dalë negative, mund të ikin nga anija.

Ministria sqaron se ka disa njerëz, shëndeti i të cilëve mund të përkeqësohet duke qëndruar në anije për një periudhë të zgjatur, duke shtuar se kufiri i moshës për ata që lejohen të largohen do të ulet.

Ish-zyrtari i OBSh-së Shigeru Omi sugjeron që udhëtarët dhe ekuipazhi duhet të largohen sa më shpejt nga anija në karantinë, për të parandaluar infeksione të tjera:

"Anija po bëhet një mjedis i favorshëm për përhapjen nga virusi të infeksionit, kështu që njerëzit duhet të zbarkojnë shpejt. Sigurisht, në rast se njerëzit janë larguar dhe ka hapësirë të mjaftueshme brenda, njerëzit mund të qëndrojnë. Por ka ardhur koha (për t'u larguar)".

3 500 veta ndodhen ende në anije turistike "Diamond Princess". Zyrtarët e shëndetësisë thonë që periudha e izolimit dyjavor do të përfundojë më 19 shkurt.

Mrekulli
Lajmet Kryesore