Xi Jinping-u drejton mbledhjen kundër epidemisë

2020-02-13 12:09:08 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës ka zhvilluar një mbledhje lidhur me parandalimin dhe kontrollin e pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping u shpreh se janë shfaqur ndryshime pozitive nga puna e palodhur e të gjitha palëve.

Ai bëri thirrje për përpjekje në forcimin e parandalimit dhe kontrollit në zonat ku situata epidemike është veçanërisht e rëndë ose me rrezik më të madh.

Xi u kërkoi gjithashtu organeve të pushtetit të niveleve të ndryshme të përpiqen të arrijnë objektivat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të këtij viti.

Mrekulli
Lajmet Kryesore