Raporti: CIA përgjoi drejtuesit botëror për dekada përmes një firme të fshehtë zvicerane

2020-02-13 21:17:57 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 1970 shërbimi sekret amerikan CIA dhe ai gjerman BND blenë firmën zvicerane "Crypto AG" që prodhonte aparate për kodimin e mesazheve. Këto aparate zviceriane u blenë nga mbi 120 vende pa e ditur se firma që i prodhonte ishte pronë e shërbimeve perëndimore, të cilat në këtë mënyrë mund të përgjojnë komunikimet sekrete të shteteve të ndryshme.

Zbulimi i përgjimeve u realizua nga një bashkëpunim i kohëve të fundit nga transmetuesi publik gjerman ZDF, gazeta Washington Post dhe Televizioni Zvicerian. Sipas raportit, CIA në një partneritet shumë të klasifikuar me shërbimin sekret gjerman, BND operoi kompaninë zvicerane "Crypto AG", një nga drejtuesit e tregut në botë në teknologjinë e kriptimit.

Mbi 120 vende blenë pajisje të "Crypto AG" për ambasadat, zyrat administrative dhe institucionet qeveritare. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore