Kryeministri i Singaporit i bën thirrje shoqërisë të jetë e qetë dhe e bashkuar kundër epidemisë

2020-02-11 10:30:31 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Singaporit ka bërë thirrje për qetësi dhe bashkim kundër pneumonisë së koronavirusit të ri.

Lee Hsien Loong thotë se njerëzit duhet të vazhdojnë të jetojnë normalisht, teksa marrin masat paraprake të nevojshme kundër virusit.

"Frika mund të bëjë më shumë dëm se virusi. Mund të na sjellë panik ose t'i përkesojë gjërat, si qarkullimi i thashethemeve në internet, blerja në masë e maskave të fytyrës ose ushqimit, ose fajësimi i grupeve të veçanta për epideminë. Duhet të kemi guxim dhe ta kalojmë së bashku këtë kohë stresuese," tha ai.

Singapori ka raportuar deri tani 45 raste të konfirmuara të sëmundjes. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore