Autoritetet kineze e vënë theksin në furnizimet mjekësore, dërgimin e personelit dhe ilaçet antivirus

2020-02-11 10:09:03 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze e vunë theksin të hënën në rritjen e mëtejshme të prodhimit dhe furnizimit të materialeve kryesore mjekësore të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, shtimin e personelit mjekësor dhe prodhimin e barnave kundër koronavirusit të ri.

Duhet të merren masa konkrete për të pranuar dhe mjekuar më shumë pacientë të infektuar nga virusi dhe për të zvogëluar infeksionin dhe shkallën e vdekshmërisë, u tha në një mbledhje të nivelit të lartë të kryesuar nga kryeministri Li Keqiang, gjithashtu anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Mbledhja e grupit drejtues të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës për parandalimin dhe kontrollin e shpërthimit të koronavirusit të ri, e drejtuar nga Li, urdhëroi autoritetet vendore të inkurajojnë ndërmarrjet të rrisin prodhimin e materialeve mjekësore, siç janë veshjet mbrojtëse dhe maskat mjekësore, duke zbatuar politika fiskale, tatimore e financiare, si edhe politika për blerjen qeveritare, dhe duke ndihmuar në zgjidhjen e problemit të lëndëve të para dhe mungesës së krahut të punës.

Duke përmendur se një personel mjekësor prej rreth 20 000 vetash nga i gjithë vendi janë dërguar në provincën Hubei për të trajtuar të sëmurët, në mbledhje iu kërkua 19 provincave të tjera që të rritin më tej ndihmën e stafit mjekësor për Hubein, duke siguruar edhe kontrollin e tyre vendor të epidemisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore