Li Keqiang-u zhvillon bisedë telefonike me Angela Merkelin për kontrollin e epidemisë

2020-02-10 10:32:34 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën në mbrëmje, kryeministri i Kinës Li Keqiang zhvilloi me ftesë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, për të shkëmbyer mendime mbi punët e parandalimit dhe të kontrollit të koronavirusit.

Li theksoi se qeveria kineze po kryen një punë shkencore, efektive dhe të rregullt për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, në përputhje me ligjin, duke bërë çdo përpjekje për të trajtuar të sëmurët dhe duke siguruar furnizimin e materialeve kryesore mjekësore, si dhe të mallrave të përdorimit të përditshëm.

Qeveria kineze gjithmonë i ka dhënë përparësi kryesore sigurisë dhe shëndetit të njerëzve, tha Li, duke shtuar se puna e Kinës për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë është e hapur, transparente dhe shumë e përgjegjshme, duke publikuar informacion në kohën e duhur për popullin kinez dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Li shprehu shpresën që bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Gjermaninë, do të vazhdojë të tregohet e arsyeshme, do të mbështesë përpjekjet e Kinës për të përballuar epideminë, do të ruajë shkëmbimet normale dypalëshe dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për sigurinë e shëndetit publik. Ai shtoi se ai shpreson që pala gjermane do të ofrojë lehtësitë e nevojshme që pala kineze të blejë furnizime mjekësore nga Gjermania nëpërmjet kanaleve tregtare.

Nga ana e saj, Angela Merkeli tha se Gjermania po i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të epidemisë dhe se masat vendimtare të marra nga qeveria kineze janë mbështetur fuqimisht nga populli kinez.

Duke vënë në dukje se Gjermania ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm ndaj përballimit të epidemisë dhe ka promovuar bashkërendimin brenda Bashkimit Evropian, Merkeli tha se pala gjermane kurrë nuk ka marrë ndonjë masë kufizuese të tepruar.

Ajo shprehu falënderime për palën kineze për mbështetjen dhe ndihmën ndaj shtetasve gjermanë në Kinë, duke shtuar se Gjermania është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, do të vazhdojë t'i ofrojë Kinës ndihmë mjekësore e do të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar Kinën të fitojë luftën kundër epidemisë.

Ajo shprehu gjithashtu respektin dhe urimet e saj për stafin mjekësor kinez.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore