Pekin, masa shëndetësore për përballimin e fluksit të kthimit të njerëzve

2020-02-10 10:12:21 CRI Komenti juaj Printoni

Për të përballuar fluksin e kthimit të njerëzve pas Festës së Pranverës, departamentet e transportit të Pekinit po marrin masa të ndryshme shëndetësore. Tani të gjithë udhëtarëve me trena u matet temperatura, ndërsa po bëhet dezinfektimi i rreptë edhe në mjetet e transportit ajror dhe rrugor.

Deri në orën 12 të mesditës së të dielës, 76 ndërmarrje të mëdha në Pekin, si "Tongrentang", "Naura", kompania e sistemeve mjekësore "Hangwei" (pranë GE-së) etj., kanë rifilluar punën. Shumica e ndërmarrjeve kryesore do të rinisin punën të hënën, kur pritet që niveli i rifillimit të punës prej tyre të arrijë në 95%. Në një konferencë shtypi të organizuar të dielën në Pekin, zv.kryemenaxheri i degës së Pekinit të Grupit Shtetëror të Hekurudhës të Kinës, Wang Yong u shpreh se të gjithë udhëtarëve që mbërrijnë në stacionet hekurudhore të Pekinit do t'u matet temperatura:

"Parashikojmë që në disa ditët në vijim, numri i udhëtarëve që kthehen do të ulet gradualisht. Kemi siguruar që të gjithë udhëtarët të kalojnë kontrollin e temperaturës me të mbërritur në stacionet tona hekurudhore."

Lidhur me aviacionin, zv.kryemenaxheri i Kompanisë së Aeroporteve të Kryeqytetit (CAH) Han Zhiliang bëri të ditur në konferencën e shtypit se, përveç shtimit të ajrimit dhe dezinfektimit të terminaleve, në dy aeroportet kryesore të Pekinit, Aeroportin e Kryeqytetit dhe atë të Daxing-ut, është kaluar hap pas hapi nga matja e temperaturës për udhëtarët që vijnë nga Wuhan-i dhe provinca Hubei, te të gjithë udhëtarët që hyjnë ose dalin nga Pekini.

Për sa i përket transportit publik qytetës, zëdhënësi i Korporatës së Transportit Publik të Pekinit Cao Yan tha se të gjitha taksitë, autobusët dhe tramvajet duhet të dezinfektohen plotësisht të paktën dy herë në ditë.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore