Mbrëmja artistike me rastin e Festës së Fenerëve përcjell dashurinë e vullnetin

2020-02-09 17:33:11 CRI Komenti juaj Printoni

Të shtunën në mbrëmje u transmetua një mbrëmje artistike e jashtëzakonshme me rastin e Festës së Fenerëve nga CCTV-ja e Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Në këtë mbrëmje, artistët kinezë treguan për historitë prekëse në frontin kundër epidemisë dhe u shprehën përshëndetje mjekëve e infermiereve që po japin kontribut të madh në punën kundër epidemisë. Megjithëse në auditorin e shfaqjes nuk kishte asnjë shikues, shikuesit nuk mungonin. Të 1.4 miliard kinezët e shikuan këtë mbrëmje artistike.

Festa e Fenerëve është një festë tradicionale e Kinës që simbolizon bashkimin. Këtë vit, për shkak të epidemisë së koronavirusit në mbarë vendin, kjo festë ka pasur një kuptim të ri: shëndeti do të thotë bashkim.

Në momentin kyç të betejës kundër epidemisë, mbrëmja artistike e CMG-së u përcolli kinezëve dashurinë e shpresën. Brenda 1 ore e gjysmë, programi u fokusua në temën e betejës kundër gjendjes epidemike. Shikuesit vlerësuan se mbrëmja artistike shfaqi forcën e madhe përbashkuese të kombit kinez dhe vullnetin e fortë të popullit kinez për kapërcimin e vështirësive. Shumë shikues shprehën urimet e tyre: "Forca, populI kinez! E ardhmja do të jetë më e bukur!" (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore