Masa të rrepta për ndalimin e përhapjes së virusit gjatë kulmit të udhëtimeve në Kinë

2020-02-07 10:00:23 CRI Komenti juaj Printoni

Një sërë masash parandaluese do të merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, pasi një numër në rritje kinezësh do të kthehen në punë pas pushimeve të Festës së Pranverës.

Këshilli i Shtetit i Kinës zhvilloi një konferencë shtypi lidhur me parandalimin e virusit gjatë kulmit të rikthimit të njerëzve në punë, sigurinë e shërbimeve të transportit etj. Zëdhënësi Song Shuli bëri të ditur se ngritja e aftësisë së zbulimit të virusit ka mundësuar që të bëhet më shpejt diagnostikimi i rasteve të sëmundjes ose përjashtimi i rasteve të dyshuara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Transportit të Kinës Cai Tuanjie tha në këtë konferencë shtypi:

"Së pari, ne po sigurojmë që mjetet e transportit publik dhe stacionet të dezinfektohen. Së dyti, po forcojmë masat për të matur temperaturën e udhëtarëve në stacione. Së treti, po bëjmë rregullime lidhur me numrin e udhëtarëve të transportit publik, për të siguruar hapësirë që udhëtarët të ulen larg njëri-tjetrit. Së katërti, po regjistrojmë të dhënat e udhëtarëve".

Cai thotë se numri i udhëtarëve pritet të arrijë kulmin këtë fundjavë. Ata do t'i nënshtrohen kontrollit të temperaturës së trupit në stacionet e transportit publik në të gjithë vendin.

Departamentet e transportit po regjistrojnë të dhënat e hollësishme të udhëtarëve, në mënyrë që ata të gjenden dhe të kontaktohen nëse konfirmohen ose dyshohen si të prekur nga koronavirusi, në mjetet e transportit me të cilët udhëtojnë.

Ai shtoi se masa shtesë mbrojtëse do të merren gjithashtu për punonjësit e transportit publik, të cilët po përballen me një rrezik të lartë infeksioni. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore