Li Keqiang, bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian mbi koronavirusin

2020-02-02 14:08:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang zhvilloi me ftesë bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Li vuri në dukje se Kina po zhvillon në mënyrë të hapur, transparente e të rregullt punët e parandalimit dhe të kontrollit ndaj koronavirusit. Tani më e rëndësishmja është të parandalohet përhapja e epidemisë, të mjekohen mirë të sëmurët dhe njëkohësisht të garantohet normaliteti i jetës së masave popullore dhe të huajve në Kinë.

Li theksoi se tani po garantohen materialet e mjekimit për punonjësit në vijën e parë. Ai shpreson se BE-ja do të ofrojë ndihmë që Kina të blejë në mënyrë komerciale materialet e mjekimit nga vendet anëtare të BE-së. Kina dëshiron të forcojë me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë BE-në, shkëmbimin e informacioneve e të politikave dhe të nxitë bashkëpunimin.

Ursula von der Leyen u shpreh se BE-ja respekton dhe vlerëson masat e marra nga Kina ndaj koronavirusit dhe admiron reagimin e shpejtë të palës kineze kundër epidemisë. BE-ja do të ofrojë ndihmë me të gjithat forcat dhe do të bashkërendojë vendet përkatëse anëtare për të ofruar ndihmë për blerjen e materialeve të mjekimit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore