Pekin, hapet platforma e konsultimit në internet për koronavirusin

2020-02-02 11:24:08 CRI Komenti juaj Printoni

Të shtunën u hap zyrtarisht në Pekin platforma e konsultimit me mjekët në internet lidhur me koronavirusin. Gjatë kontrollit të epidemisë, mbi 1 mijë mjekë pekinas do të ofrojnë falas shërbimet e konsultimit 24 orë në këtë forum në internet.

Drejtori i Shoqatës Mjekësore të Pekinit Deng Fuosheng tha se kjo platformë në internet ka fituar përkrahjen e specialistëve të mjekësisë dhe të kompanive të teknologjisë së informacionit. Deri në pasditen e 30 janarit, 1800 mjekë kinezë u regjistruan në këtë platformë, që drejtohet nga bashkia e Pekinit dhe është organizuar nga Shoqata Mjekësore e Pekinit. Kjo platformë do të publikojë informacione zyrtare dhe do të ofrojë shërbime falas me konsultime të shpejta e të sakta.

 "Kjo platformë është profesionale dhe ajo do të publikojë informacione zyrtare e do të ofrojë shërbime me konsultime të shpejta, të sakta dhe me autoritet nga mjekët.Së dyti, kjo platformë është jofitimprurëse dhe do t'u ofrojë qytetarëve shërbime falas. Së treti, ajo është për shërbime konsultimi lidhur me problemet me interes të përbashkët për qytetarët dhe jo për diagnostikim. Së katërti, ajo krijon lehtësi dhe qytetarët mund të marrin informacione në internet."

Tani kjo platformë është vënë zyrtarisht në funksionim. Në këtë platformë, qytetarët mund të shkruajnë pyetjet e tyre dhe mjekët do të japë këshillat e tyre nëpërmjet ekzaminimit të niveleve të ndryshme. Njëkohësisht, platforma do të ofrojë edhe shërbimet e "videomjekut", që mjekët dhe qytetarët të zhvillojnë konsultime një për një në internet.

Për ata që kanë temperaturë të lartë, në këtë platformë në internet mund të bëhet vlerësimi dhe mund të ofrohen këshilla që ata të shkojnë në një spital të përshtatshëm, për të shmangur infektimin nga koronavirusi.

(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore