Geng: Vendet e Amerikës Latine kanë shkallën e tyre të vlerësimit kur bashkëpunojnë me Kinën

2020-01-23 20:15:46 CRI Komenti juaj Printoni

Në përgjigje të deklaratave të fundit të sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo mbi bashkëpunimin Kinë-Amerikë Latine, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha në një konferencë të rregullt për shtyp të enjten në Pekin se nëse bashkëpunimi me Kinën është i mirë ose jo, vendet e Amerikës Latine kanë shkallën e tyre të vlerësimit për këtë bashkëpunim.

Sipas njoftimeve, Pompeo tha gjatë një vizite në Xhamajka më 22 janar se vendet duhet të qëndrojnë vigjilente kur marrin lehtësisht fonde nga Kina. Gjatë një vizite në Kosta Rikë një ditë më parë, ai gjithashtu deklaroi se angazhimet ekonomike "të ndezura" të Kinës shpesh i bëjnë vendet debitore të varura nga borxhi dhe "gërryejnë" sovranitetin e tyre.

Lidhur me këtë, Geng tha se deklaratat e pabaza për marrëdhëniet Kinë-Amerikë Latine nuk janë një ngjarje e re. Ato tashmë janë kthyer në klishe.

"Komentet nga disa individë në ShBA sinjalizojnë përçmim ndaj gjykimit të vendeve të Amerikës Latine. Për një kohë të gjatë, Kina dhe vendet e Amerikës Latine dhe Karaibet kanë respektuar parimet e respektit të ndërsjellë, barazisë, përfitimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit me përfitime reciproke. Kjo ka nxitur fuqimisht zhvillimin ekonomik vendor dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve, ka hapur një numër të lartë vendesh pune dhe ka sjellë përfitime të prekshme për njerëzit përkatës. Për të analizuar se sa i mirë është bashkëpunimi me Kinën, vlerësimi u takon vetë vendeve të Amerikës Latine".

Geng Shuang shtoi gjithashtu se nëse Shtetet e Bashkuara mund të realizojnë në praktikë që vendet e Amerikës Latine të zhvillojnë ekonomitë e tyre dhe të përmirësojnë jetesën e tyre, Kina mirëpret dhe është e gatshme të kryejë bashkëpunim trepalësh dhe shumëpalësh në Amerikën Latine me të gjitha palët, përfshi Shtetet e Bashkuara.

"Dua të theksoj se vendet dhe popujt e Amerikës Latine kanë të drejta të plota dhe aftësi të zgjedhin në mënyrë të pavarur partnerët e tyre, askush nuk duhet të jetë arrogant dhe pengues. Disa njerëz duan ta konsiderojnë Amerikën Latine si 'oborrin e tyre' të shtëpisë. Kjo është me të vërtetë e pamundur." (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore