Zhong Nanshan: Koronavirusi i ri më pak ngjitës se SARS-i

2020-01-22 10:50:57 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekspert i njohur i rrugëve të frymëmarrjes në Kinë ritheksoi se megjithëse në fazën e përhapjes, aftësia ngjitëse e koronavirusit të ri është më e ulët se ajo SARS-it.

Eksperti Zhong Nanshan u shpreh se nevojiten studime të mëtejshme për t'i ndihmuar njerëzit ta kuptojnë më mirë këtë virus. Ai tha:

"Së pari, ai është një koronavirus i tipit të ri dhe simptomat e tij janë të ngjashme me virusin SARS. Së dyti, deri tani është ende i paqartë burimi i infeksionit të virusit. Hulumtimi epidemiologjik tregon se burimi mund të vijë nga kafshë të egra dhe mundësia e miut të bambusë dhe e vjedullës (baldosës) është më e larta."

Zhong shtoi se tani gjendja epidemike është ende rajonale, sepse ajo përqendrohet në qytetin Wuhan. Situata e ardhshme varet nga zhvillimi i virusit dhe si do kontrollohet gjendja epidemike.

Ai parashikoi se gjatë valës së udhëtimit gjatë Festës së Pranverës, do të shtohen rastet e prekura nga virusi dhe parandalimi i mbartësve të virusit është jetik.

Ai tha se mënyra më e mirë është karantinizimi i pacientëve të konfirmuar e atyre të dyshuar.

Zhong sugjeroi gjithashtu se ata që nuk ndihen mirë të mos udhëtojnë dhe të shkojnë sa më parë te mjeku. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore