Video - Takimi mes turistëve kinezë dhe presidentit Xi Jinping

2020-01-20 09:20:26 CRI Komenti juaj Printoni

Pasditen e 19 janarit, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një vizitë inspektimi në qytezën e lashtë Heshun të Kinës jugperëndimore për të ndjekur nga afër trashëgiminë e kulturës historike dhe mbrojtjen e mjedisit ekologjik në këtë qytet turistik.

Gjatë inspektimit në rrugicat e qytezës së lashtë, ai u ndesh me turistët kinezë, të cilët e përshëndetën: "Përshëndetje zoti president." Xi Jinping i përshëndeti ata me dorë. Një vajzë e pyeti:"Ku është bashkëshortja juaj, zonja Peng?" Xi Jinping u përgjigj me buzëqeshje:"Ajo nuk erdhi këtu këtë herë, pasi po merret me përgatitjet e Vitit të Ri në shtëpi." Të gjithë turistët qeshën dhe i thanë: "Ne ju duam shumë." Ndërsa presidenti Xi ia ktheu: "Gëzuar Vitin e Ri". (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore