Miqësia dhe bashkëpunimi Kinë-Mianmar futen në epokën e re

2020-01-19 11:26:50 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping të shtunën mbaroi vizitën shtetërore në Mianmar. Gjatë vizitës 2-ditore, Xi mori pjesë në 12 aktivitete, duke dëshmuar nënshkrimin e një numri marrëveshjesh bashkëpunimi.

Të dyja palët ranë dakord të krijojnë bashkësinë e fateve të përbashkëta dhe publikuan deklaratën e përbashkët për bashkëpunimin e ardhshëm mes dy vendeve në fusha të ndryshme, duke hapur epokën e re të miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit konkret. Në fakt, kjo është vizita e parë e kryetarit kinez të shtetit në vitin 2020.

Kjo tregon që Kina u kushton rëndësi të madhe miqësisë vëllezërore dhe marrëdhënieve me Mianmarin. Gjatë vizitës, Xi pati takime me liderët kryesorë të Mianmarit, duke marrë pjesë në aktivitetet miqësore për 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.Siç vlerësoi këshilltarja e lartë shtetërore e Mianmarit Aung San Suu Kyi, vizita e Xi Jinpingut ka rëndësi historike dhe ka thelluar miqësinë në mënyrë të jashtëzakonshme, duke nxitur bashkëpunimin praktik mes dy vendeve.

Si një arritje e rëndësishme e vizitës, Kina dhe Mianmari publikuan deklaratën e përbashkët, duke përmbledhur arritjet e bashkëpunimit dypalësh në politikë, ekonomi, kulturë e çështjet ndërkombëtare dhe duke bërë planifikimin e detajuar të marrëdhënieve dypalëshe në të ardhmen.

Po t'i shohim këto arritje nga perspektiva më e gjerë, mund të zbulojmë rëndësinë e madhe të bashkëpunimit Kinë-Mianmar për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Bota e sotme po përjeton ndryshime si kurrë më parë në 100 vjetët e fundit dhe bashkësia ndërkombëtare po bëhet një bashkësi me fate të përbashkëta. Por proteksionizmi, unilaterizmi dhe veprimet hegjemoniste janë në rritje, dhe kanë shkaktuar sfida të reja për vendet në zhvillim, duke përfshirë edhe Mianmarin.

Këtë herë, Kina dhe Mianmari ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin në sistemet ndërkombëtare dhe rajonale, si OKB, Kinë-ASEAN, Lancang-Mekong, të thellojnë bashkëpunimin në çështjet që kanë lidhje me vendet në zhvillim dhe të vazhdojnë të përhapin pesë parimet e bashkekzistencës paqësore të paraqitura nga brezat e vjetër të liderëve të të dy vendeve.

Të gjitha këto pa dyshim do të luajnë rol shembullor për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe do të jenë në të mirë të paqes, zhvillimit dhe stabilitetit rajonal e botëror.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore