Xi Jinping takohet me presidentin e Mianmarit

2020-01-18 09:49:48 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten pasdite, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jiniping zhvilloi bisedime me presidentin e Mianmarit Win Myint.

Xi vuri në dukje se me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Mianmarit, unë e caktoj Mianmar si destinacionin e parë të vizitës sime në vitin e ri, sepse kushtoj rëndësi të madhe për miqësinë vëllezërore dhe për thellimin e marrëdhënieve Kinë-Mianmar.

"Unë shpresoj që me vizitën time të lëshohen 3 sinjalet: qeveria dhe populli kinez mbështesin në mënyrë të vendosur qeverinë dhe popullin e Mianmarit të zhvillojnë në rrugën sipas gjendjes së vendit; Kina dhe Mianmari kanë një bazë të fortë nën partneritetin e bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik dhe do të përpiqen bashkë për komunitetin e fateve të përbashkëta, për të futur më shumë energji dhe gjallëri në zhvillimin e përbashkët të marrëdhënieve dypalëshe; Kina është gati të bashkëpunojë aktivisht dhe praktikisht me Mianmarin dhe të shpejtojë procesin e integrimit mes nismës 'Një brez, një rrugë' dhe strategjitë e zhvillimit të Mianmarit, për të favorizuar dy popujt me më shumë arritje," thotë Xi.

Win Myint nga ana e tij shprehu besimin e tij se vizita e Xi Jinpingut do të bëhet një vizitë historike dhe do të hapë kapitullin e ri në marrëdhëniet Mianmar-Kinë. Ai vuri në dukje që Mianmari është i gatshëm për bashkëpunim aktiv me Kinën për komunitetin e fateve të përbashkëta mes dy vendeve dhe ndërtimi i korridorit ekonomik Mianmar-Kinë ka rëndësi të madhe për zhvillimin e Mianmarit. Ai theksoi gjithashtu që me thellimin e bashkëpunimit, marrëdhëniet Mianmar-Kinë do të zhvillohen më tej.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore