Li Keqiang, mesazh urimi Mishustinit për postin e ri

2020-01-17 20:40:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang i dërgoi një mesazh urimi Mikhail Mishustinit për detyrën e re si kryeministër i ardhshëm i Rusisë.

Në këtë mesazh, Li tha se vitet e fundit, marrëdhëniet e gjithanshme të partneritetit strategjik midis Kinës e Rusisë janë zhvilluar në nivel të lartë dhe bashkëpunimi dypalësh është forcuar në fushat ekonomiko-tregtare, të investimeve, të energjisë, kulturore etj. Në vitin 2019, me rastin e jubileut të 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Rusisë presidenti Xi dhe homologu i tij rus njoftuan vendosjen e marrëdhënieve të gjithanshme të partneritetit strategjik në epokën e re mes dy vendeve, duke filluar fazën e re të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Kryeministri Li shprehu shpresën që së bashku me kryeministrin Mishustin dy palët do të nxitin bashkëpunimin në një nivel më të lartë dhe do të shtojnë përpjekjet për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Kinës e Rusisë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore