Kina përshëndet miratimin e kandidaturës së Mishustinit për kryeministër

2020-01-17 19:33:13 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha se pala kineze përshëndet miratimin e kandidaturës së Mikhail Mishustinit për postin e kryeministrit rus.

Më 16 janar, Duma Shtetërore, dhoma e ulët e parlamentit rus, miratoi kandidaturën e Mishustinit për kreun e radhës së qeverisë ruse.

Lidhur me këtë, Geng Shuang tha në një konferencë shtypi:

"Kina përshëndet miratimin e z.Mikhail Mishustin për postin e kryeministrit të i ri rus. Besojmë se kryeministri Mishustin do të drejtojë qeverinë e re drejt arritjes së rezultateve të reja në rrugën e zhvillimit të vendit. Pala kineze dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin në kornizën e Takimit të Kryeministrave Kinë-Rusi dhe për nxitjen e marrëdhëniet kino-ruse me qëllim që bashkëpunimi në fusha të ndryshme të arrijë rezultate të reja." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore