Raporti i OKB-së: Azia Lindore do të ruajë rritjen më të shpejtë në botë

2020-01-17 11:44:22 CRI Komenti juaj Printoni

Në një raport të OKB-së thuhet se Azia Lindore do të vijojë të jetë rajoni me rritjen më të shpejtë në botë dhe kontribuesja nr. 1 për rritjen globale këtë vit.

PBB-ja e Kinës planifikohet të rritet nga 6.1 për qind vitin e kaluar në 6 për qind sivjet dhe 5.9 për qind në vitin 2021.

Rritja në ekonomitë e tjera të reja, përfshirë Brazilin, Indinë dhe Meksikën, pritet të ketë një vrull në vitin 2020.

Të dhënat u publikuan në "Raportin mbi gjendjen dhe perspektivën e ekonomisë botërore", publikimi kryesor i OKB-së mbi situatën e ekonomisë botërore. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore