Kinë-ShBA, nënshkruhet marrëveshja e fazës së parë

2020-01-16 10:14:53 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe ShBA-ja kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen ekonomiko-tregtare të fazës së parë.

Zv.kryeministri kinez Liu He thotë se kjo marrëveshje është në të mirë të të dyja palëve dhe tërë botës:

"Kjo është një marrëveshje me përfitime të përbashkëta. Ajo do të sjellë rritjen e qëndrueshme ekonomike, paqen e lulëzimin botëror, dhe është në interesin e prodhuesve, konsumatorëve dhe investitorëve të të dy vendeve."

Liu theksoi gjithashtu që, nëse tregu mbetet i fortë, Kina çdo vit do të blejë produkte amerikane me vlerë 40 miliardë dollarë.

Presidenti amerikan Donald Trump e quajti nënshkrimin e marrëveshjes një gjë shumë të rëndësishme.

"Sot po hedhim një hap të rëndësishëm, një hap që nuk kemi hedhur kurrë më parë me Kinën, drejt një të ardhmeje me tregti të ndershme e të ndërsjellë, duke nënshkruar marrëveshjen historike të fazës së parë mes ShBA-së dhe Kinës," nënvizoi Trump-i.

Nënshkrimi i marrëveshjes shënon një përparim i madh, teksa dy ekonomitë më të mëdha të botës kanë qenë të përfshira të 22 muajt e fundit në një luftë të ashpër tregtare, duke vendosur tarifa ndaj produkteve të njëra-tjetrës.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore