ShBA, dhënia e patentave kompanive kineze pati rritje të shpejtë në 2019-n

2020-01-15 10:21:35 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i përgjithshëm i patentave amerikane të dhëna për kompanitë nga pjesa kontinentale e Kinës u rrit 34% vitin e kaluar. Kjo rritje është më e fuqishme ndër ekonomitë kryesore.

Shifrat tregojnë se patentat nga kompanitë kineze të pjesës kontinentale u rritën në afro 17 mijë, mbi 4 mijë më shumë se shifra e vitit 2018.

ShBA-ja disponon pjesën e madhe të patentave të dhëna gjatë vitit 2019, e pasuar nga Japonia e Koreja e Jugut.

Kina u ngirt në vendin e katërt, duke kapërcyer Gjermaninë.

Kompanitë kineze "Huawei" dhe "BOE Technology" u radhitën në 15 vendet e para. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore