Studimi i gjuhës fiton popullaritet me forcimin e lidhjeve tregtare Kinë-Mianmar

2020-01-15 10:11:27 CRI Komenti juaj Printoni

Me shtimin e lidhjeve tregtare midis Kinës dhe Mianmarit gjatë viteve, shumë kompani janë përballur me mungesë urgjente të kinezishtfolësve dhe birmanishtfolësve. Gazetari Guo Yan foli me një profesore të birmanishtes dhe studenten e saj në një nga universitetet e gjuhëve të Kinës për të shkëmbyer përvojën e tyre në këtë fushë.

Zhao Jin është profesore në Universitetin e Studimeve të Huaja në Pekin dhe ka punuar në ambasadën kineze në Mianmar në vitet 2014-2017.

Ajo thotë se shumë kompani po hasin vështirësi në rekrutimin e profesionistëve të gjuhës kur nisin projektet në Mianmar.

Ata që janë të kualifikuar për pozicionin mund të kenë përfitime të larta, pasi janë të rrallë.

"Edhe nëse gjejnë dikë, përsëri duhet ta trajnojnë. Duhen disa vite që ata të bëhen me të vërtetë të kualifikuar. Një përkthyes i kualifikuar mund të fitojë mijëra dollarë në muaj. Nëse ai ka disa njohuri shtesë në fusha të tilla si kontabiliteti mund të fitojë së paku dyfishin e shumës."

Profesorja shtoi se edhe pas shumë shpërblimeve, përsëri plotësimi i kërkesës është i dobët.

Zhao tha se tani i është përkushtuar një programi të ri për kultivimin e talenteve në këtë fushë.

"Po punoj në një program pasuniversitar për të kultivuar në mënyrë specifike disa profesionistë që kanë një zotërim të mirë të të dy gjuhëve. Ata që janë të kualifikuar për programin do të kenë një perspektivë të shkëlqyer për karrierën e tyre të ardhshme. Qëllimi im është të nxjerr disa talente që do të jenë mësues të shkëlqyer për shkollën më të mirë të gjuhës në Mianmar dhe mund të shërbejë për shkëmbimet dypalëshe në të ardhmen".

Të dhënat zyrtare tregojnë se Kina është ndër investitorët kryesorë në Mianmar, veçanërisht në sektorët e naftës dhe gazit, energjisë dhe prodhimit.

Me rritjen e shkëmbimeve dypalëshe, profesorja Zhao beson se edhe numri i mundësive për të rinjtë që kanë një zotërim të mirë të të dyja gjuhëve do të rritet. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore