Tregtia e jashtme e Kinës u rrit 3.4 për qind në 2019-n

2020-01-14 19:50:58 CRI Komenti juaj Printoni

Shifrat zyrtare tregojnë se tregtia e jashtme e Kinës u rrit me 3.4 për qind në vitin 2019 në mbi 31.5 trilion juanë, ose rreth 4.6 trilionë dollarë amerikanë.

Nënkryetari i Administratës së Përgjithshme të Doganave, Zou Zhiwu, tha se tregtia e jashtme e Kinës gjatë gjithë vitit të kaluar u rrit në mënyrë të qëndrueshme dhe u përmirësua në cilësi, pavarësisht rritjes së sfidave të brendshme dhe të jashtme.

"Në vitin 2019, tregtia e jashtme e Kinës arriti në 31.54 trilionë juanë, një rritje prej 3.4 për qind në krahasim me vitin 2018. Eksportet u rritën me 5 për qind me bazë vjetore në 17.23 trilionë juanë, ndërsa importet u rritën 1.6 për qind, në 14.31 trilion juanë."

Ai shtoi se Kina pritet të mbetet vendi më i madh tregtar në vitin 2019.

ASEAN-i u bë partneri i dytë më i madh tregtar i Kinës në vitin 2019, me vëllim tregtar mbi 4.4 trilionë gjatë vitit.

Për herë të parë, ndërmarrjet private ua morën stafetën kompanive me financime nga jashtë si kontribueset më të mëdha në tregtinë e jashtme të Kinës, me një vëllim tregtar rekord në afro 13.5 trilion juanë. (Albana)

Mrekulli