OKB-ja emeton pulla me rastin e Vitit të Miut sipas kalendarit bujqësor kinez

2020-01-14 11:26:10 CRI Komenti juaj Printoni

Administrata Postare e OKB-së emetoi ditët e fundit kompletin e pullave të posaçme me rastin e Vitit të Miut sipas kalendarit bujqësor kinez, për të kremtuar Vitin e Ri Kinez.

Kompleti përbëhet nga 10 pulla me vlerë prej 1.2 dollarësh amerikanë secila, ndërsa çmimi i tërë kompletit është 14.95 dollarë amerikanë.

Në pjesën e majtë të pullës është stema blu e OKB-së, ndërsa në pjesën tjetër është një letër e prerë me figurën e miut. Në dizenjimin e pullës janë përdorur kryesisht ngjyra e artë dhe ajo e kuqe, të cilat janë ngjyrat tradicionale të Festës së Pranverës të Kinës.

Ky është kompleti i 11-të i pullave nga zodiaku kinez që emeton OKB-ja. Administrata Postare e OKB-së e emetoi për herë të parë një komplet pullash me këtë temë në maj të vitit 2010, me rastin e 30-vjetorit të emetimit nga Kina të pullave të tilla. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore