Yiwu planifikon dyfishimin e trenave të mallrave drejt Europës

2020-01-13 18:32:43 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteti lindor kinez Yiwu, baza më e madhe në botë për shitjen e produkteve të përdorimit të përditshëm, planifikon të dërgojë 1000 trena mallrash në Europë në vitin 2020, numër ky pothuajse sa dyfishi i atij në vitin 2019, sipas qeverisë lokale.

Shërbimi i trenave Kinë-Europë është zhvilluar me shpejtësi në Yiwu që kur nisi për herë të parë në qytet në vitin 2014. Në vitin 2019 u dërguan 528 trena mallrash, një rritje 65 për qind në krahasim me një vit më parë.

Shërbimi tani ka 11 rrugë që lidhin Yiwu-n me 37 vende dhe rajone në të gjithë Eurazinë.

Yiwu ka regjistruar lulëzim të tregtisë me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" me eksportet afro 11 për qind në vitin 2019. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore