Japoni, treguesi i kushteve të biznesit bie në pikën më të ulët gjatë 6 vjetëve

2020-01-13 11:15:20 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e Kabitetit të Japonisë ka ruajtur vlerësimin e vet që ekonomia e tretë më e madhe në botë "po përkeqësohet".

Në nëntorin e vjetshëm treguesi i kushteve të biznesit i Japonisë ra në pikën më të ulët gjatë 6 vjetëve.

Treguesi i rastësisë i kushteve të biznesit i publikuar nga kjo zyrë u ul 0.2 pikë në nëntor në krahasim me tetorin, duke shënuar nivelin më të ulët qysh nga shkurti 2013.

Zyra tha se ulja është shkaktuar nga rënia në prodhimin e produkteve elektronike, veçanërisht e pajisjeve për prodhimin e mikroçipave, e baterive litium-jon dhe e pajisjeve të telekomunikacionit.

Ajo shtoi se prodhimi i makinerive të ndërtimit pati gjithashtu rënie, si pasojë e ndikimit të tajfunit "Hagibis". (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore