Porti i Durrësit, u përpunuan 1663 anije dhe tragete në vitin 2019

2020-01-10 10:30:06 CRI Komenti juaj Printoni

1663 anije dhe tragete janë përpunuar në vitin 2019 në portin e Durrësit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se gjatë vitit të shkuar u përpunuan 10% më shumë anije tregtare se në vitin 2018.

"Gjatë vitit 2019 në Terminalin Perëndimor të portit të Durrësit janë përpunuar 277 anije, ndërsa numri i përgjithshëm i anijeve dhe trageteve të përpunuar në portin më të madh të vendit gjatë vitit që lamë pas arrin në 1663 gjithsej. "Krahasuar me vitin 2018, në kalatat e Terminalit Perëndimor gjatë vitit 2019 janë përpunuar 10% më shumë anije tregtare", njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore