Kinë, ministri i Jashtëm bën thirrje për thellimin e lidhjeve kinezo-arabe

2020-01-09 09:54:42 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi bëri thirrje për thellimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe vendeve arabe në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes Arabe Ahmed Aboul Gheit në Egjipt.

Wang tha se dy palët duhet të forcojnë përkrahjen ndaj njëri-tjetrit, të ruajnë paqen dhe drejtësinë botërore dhe të promovojnë një zgjidhje politike për çështjet e nxehta rajonale. Gjithashtu, kryediplomati kinez shprehu vlerësimin e tij të lartë për mbështetjen e Lidhjes Arabe ndaj Kinës në çështjet e lidhura me rajonin e Xinjiang-ut.

Gheit tha nga ana e tij se të gjithë anëtarët e Lidhjes Arabe janë të gatshëm të punojnë me Kinën për të gjetur mënyrat e ndërtimit të një komuniteti kino-arab me të ardhme të përbashkët.

Ai shtoi se Lidhja Arabe përshëndet mbështetjen e Kinës për kauzën e drejtë të popullit arab dhe kundërshton çdo ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës. (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore