Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria moment historik

2020-01-09 09:28:12 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria për herë të parë merr sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së dhe do ta drejtojë atë përgjatë vitit 2020. Kryeministri Edi Rama gjatë konference për shtyp në Vjenë, e cilësoi këtë angazhim historik për Shqipërinë.

"Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria është një arritje fantastike e Shqipërisë", tha Rama.

"Megjithatë ne kemi bërë shumë punë për t'u përgatitur, edhe Ministri në Detyrë, edhe Ambasadori kanë bërë një volum të madh pune dhe skuadra që është ngritur enkas për këtë mision special të një viti, ka përballuar një volum të madh pune, edhe do të bëjmë më të mirën tonë. Nuk pretendojmë të zgjidhim nyje që nuk janë zgjidhur me vite të tëra, por të ndihmojmë në progresin për zgjidhjen e tyre", – deklaroi Rama.

Kryeministri tha se shumë shpejt do të zhvillojë vizita në Ukrainë, Rusi dhe SHBA, si pjesë e detyrimeve të drejtuesit të OSBE-së. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore