"Standard Chartered" parashikon një rritje 6.1 % të ekonomisë kineze në 2020-n

2020-01-08 20:29:35 CRI Komenti juaj Printoni

Banka globale "Standard Chartered" thotë se Kina po përballet me një ngadalësim të rritjes strukturore, por përsëri është optimiste rreth perspektivës së ekonomisë kineze për vitin 2020.

Banka parashikon që ekonomia kineze do të rritet me 6.1 për qind këtë vit, duke u ngadalësuar në 5.5 për qind deri në mesin e kësaj dekade.

Banka mendon se tre janë arsyet kryesore për të qenë optimistë në lidhje me Kinën në këtë vit të ri: vonimi i ndikimit të zhvendosjes nga pakësimi i levave financiare te shtimi i tyre, nxitja nga rritja e stimujve fiskalë dhe përmirësimi i mundshëm i gjendjes për sa i përket luftës tregtare Kinë-ShBA.(Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore