Video - Australia, 2 mld dollarë shtesë për ndërtimin pas zjarreve

2020-01-07 10:14:31 CRI Komenti juaj Printoni

Australia do të përdorë 2 miliardë dollarë australianë shtesë në 2 vitet e ardhshme për rindërtimin pas shkatërrimit që sollën zjarret në pyje. Kryeministri australian Scott Morrison tha se qeveria do të paguajë "çdo kosto" për rindërtimin e vendit.

"Sot në kabinet morëm disa vendime në mbështetje të rimëkëmbjes. Pavarësisht kostove, ne do të bëjmë çmos, për të përmbushur këto kërkesa, për të ndërtuar rezistencën tonë për të ardhmen dhe për të mundësuar që australianët në mbarë vendin të ecin me besim drejt të ardhmes së tyre."

Gjatë javëve të fundit, zjarret në Australi u kanë marrë jetën 24 vetave, kanë shkrumbuar mbi 6 milionë hektarë tokë dhe kanë vrarë gati gjysmë miliardi kafshë. (Li Huailiang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore