Ministria e Drejtësisë nga 1 janari, 13 shërbime online përmes platformës e-Albania

2020-01-07 09:26:26 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Drejtësisë nga 1 janari 2020, ofron 13 shërbimeve kyçe që kryhen online përmes platformës unike "e-Albania".

Ministria e Drejtësisë sqaron se tashmë qytetarët e kanë më të thjeshtë për të marrë shërbimet e nevojshme nga dhe institucionet nën varësi, duke shmangur sportelet, radhët që krijohen apo kontaktin me nëpunësit që jo pak herë krijonte burokraci.

Ministria e Drejtësisë ofron shërbime përmes portalit e-Albania: Aplikim për ekspert gjykate; Vërtetim si ekspert gjykate; Vlerësim i ekspertëve në gjykata.

Po ashtu shërbime online do të ketë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit: Aplikim për vërtetim të detyrimeve përmbarimore.

Gjithashtu shërbime online do të ketë edhe Agjencia e Trajtimit të Pronave: Aplikim për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes; Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP-së.

Prej datës 15 janar 2020 Qendra e Botimeve Zyrtare do të ofrojë gjithashtu 2 shërbime në e-Albania: Shitje online të botimeve të QBZ-së; Abonimet vjetore mbi botimet e QBZ-së. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore