Kroaci: Kolinda humbet zgjedhjet, kryeson Milanovic

2020-01-06 10:57:37 CRI Komenti juaj Printoni

Socialdemokrati Zoran Milanovic fitoi të dielën raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci me 54% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij kryesore, Kolinda Grabar Kitaroviç mori 47%.

Fitorja e Milanovic shënon një fitore të rrallë nga një liberal në votimet e fundit në Europën qendrore.

Rezultati është një goditje për konservatorët në pushtet ndërsa Kroacia mban presidencën e radhës të BE-së dhe para zgjedhjeve parlamentare më vonë këtë vit.

Duke iu drejtuar përkrahësve të tij, Milanovic dërgoi një mesazh pajtimi dhe uniteti dhe u zotua të punojë me me çdo qeveri në fuqi. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore