Shqipëria, 2.8 miliardë lekë më shumë në buxhetin e Mbrojtjes

2020-01-06 09:38:50 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë vitit 2020 buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes rritet me 2.8 miliardë lekë, në krahasim me vitin 2019 duke arritur nga 1.26% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në 1.34%.

Kjo rritje synon realizimin e objektivit të ndërmarrë në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, që buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes të jetë 2% e PBB-së në vitin 2022.

Përmes këtij buxheti synohet më shumë mbështetje për personelin, operacionet brenda dhe jashtë vendit.

Njëherësh, me buxhetin e ri i jepet një hov më i madh investimeve për emergjencat civile, arsimimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura.

Fondi për modernizimin e Forcave të Armatosura, llogaritet 36 milionë euro, për misionet ndërkombëtare është parashikuar në buxhet një fond prej 8.2 milionë eurosh. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore