2020, parashikohet rritje e qëndrueshme e postës së shpejtë në Kinë

2020-01-06 20:01:05 CRI Komenti juaj Printoni

Sektori kinez i postës së shpejtë pritet të ruajë një rritje të qëndrueshme në vitin 2020, tha Zyra Shtetërore e Postës të hënën.

Rreth 74 miliardë pako parashikohet se do të përpunohen sivjet, rreth 18 për qind më shumë se në vitin 2019, ndërsa të ardhurat e përgjithshme të biznesit mund të rriten 16 për qind, duke arritur në 866 miliardë juanë (rreth 267.5 miliardë dollarë amerikanë).

Afro 63 miliardë pako ekspres u përpunuan në Kinë në vitin 2019, duke u rritur 24 për qind në krahasim me vitin 2018. Të ardhurat e biznesit u shtuan 23 për qind, duke arritur në rreth 745 miliardë juanë.

Zyra Shtetërore e Postës parashikon që të ardhurat e biznesit të shërbimeve postare të vendit të rriten 15 për qind sivjet në krahasim me vjet.

Kina vijoi të jetë tregu më i madh i postës së shpejtë në botë për të gjashtin vit rresht, me rreth 20 000 kompani dhe më shumë se 3 milionë punonjës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore