Kina e nxit ShBA-në të ruajë qetësinë për çështjen e Iranit

2020-01-03 19:03:03 CRI Komenti juaj Printoni

Lidhur me vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në një sulm ajror amerikan, zëdhënësi i diplomacisë kineze Geng Shuang u shpreh të premten në Pekin se pala kineze e kundërshton gjithmonë përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai shtoi se Kina e nxit ShBA-në që të tregojë qetësi dhe vetëpërmbajte.

"Po e ndjekim me vëmendje të madhe këtë ngjarje. Pala kineze e ka kundërshtuar gjithmonë përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bën thirrje që palët e ndryshme t'u përmbahen parimeve të Kartës së OKB-së dhe normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Sovraniteti dhe tërësia territoriale e Irakut duhet të respektohen dhe duhet të ruhen paqja e qëndrueshmëria në Mesdhe dhe në rajonin e Gjirit Persik. Ne i nxisim palët përkatëse, sidomos palën amerikane, të tregojnë përmbajtje e gjakftohtësi për të parandaluar përshkallëzimin e tensionimit të gjendjes", tha zëdhënësi Geng.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore