Roveri hënor kinez ecën mbi 357.695 metra në anën e pasme të Hënës

2020-01-03 18:20:55 CRI Komenti juaj Printoni

Roveri Yutu-2

Roveri hënor "Yutu-2" i Kinës ka ecur 357.695 metra në anën e pasme të Hënës për të bërë kërkime shkencore në territor të virgjër.

Roveri bëri eksplorimin e disa pikave dhe fotografoi e kreu një gjurmim infra të kuq të një guri në sipërfaqen hënore, njoftoi Qendra e Programit të Hapësirës dhe Eksplorimit Hënor e Administratës Kombëtare Hapësinore të Kinës.

E premtja shënon njëvjetorin e uljes në Hënë të sondës "Chang'e-4", që mbarti "Yutu-2".

"Yutu-2", ose "Lepuri i nefritit-2", ka punuar shumë më gjatë sesa tre muajt për të cilët është projektuar, duke u bërë roveri që ka punuar për kohën më të gjatë në Hënë.

Misioni i "Chang'e-4" ndërthur marrjen e njohurive lidhur me eksplorimin e hapësirës me mbartjen e katër ngarkesave nga Holanda, Gjermania, Suedia dhe Arabia Saudite.

Duke përdorur të dhënat e marra nga spektrometri i instaluar në "Yutu-2", shkencëtarët kinezë zbuluan se dheu hënor në zonën e uljes së sondës "Chang'e-4" përmban olivinë dhe piroksen, të cilat janë nga manteli thellë brenda Hënës.

Kina do të vazhdojë programin e eksplorimit të Hënës me sondën hënore "Chang'e-5", që peshon rreth 8.2 tonë dhe që parashikohet të lëshohet sivjet për të sjellë mostra me peshë 2 kg në Tokë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore