Ish-kursantja në Xinjiang hedh poshtë spekulimet se është "zhdukur"

2019-12-27 09:29:35 CRI Komenti juaj Printoni

Një ish-kursante që ka përfunduar programet e arsimit dhe trajnimit në rajonin e Xinjiang-ut u shpreh e befasuar kur dëgjoi se ishte raportuar "e zhdukur" nga disa aktivistë në internet.

Disa organizata dhe individë nisën një fushatë në rrjetet sociale për të gjetur miqtë dhe të afërmit e tyre, për të cilët pretendonin se ishin zhdukur pas kurseve për individët që dikur ishin ndikuar nga mendimet ekstremiste.

Një nga ata që u raportua si e zhdukur është 23-vjeçarja Halinur, e cila punon në një restorant në Turpan.

Ajo tha se ishte tronditur kur dëgjoi për herë të parë se një nga të afërmit e saj postoi diçka që pretendonte për zhdukjen e saj.

"Ishte qesharake. Nëse do të lidhesha me ta, do doja të zbuloja se çfarë patën në mendje, pse e thanë këtë. A do u sillte ndonjë përfitim, apo ishin të detyruar? Por kush do t'i detyrojë ata?" "

Halinur tha se e kishte të paqartë shkakun që motivoi të afërmin për ta raportuar si të zhdukur, sepse ajo e kishte takuar atë vetëm disa herë që kur u transferua jashtë vendit në vitin 2016.

"M'u desh ca kohë që ta kujtoja. Ai nuk u kthye kurrë pasi iku jashtë, ai nuk u kujdes asnjëherë për familjen, kurrë nuk kujdesej për motrat, as për nënën e tyre, për asnjë. Pra, pse do të më përmendte?"

Vitin e kaluar, Halinur u dërgua në një program të domosdoshëm arsimor kundër nxitjes së ekstremizmit fetar dhe e përfundoi atë në majin e këtij viti. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore