Buxheti 2020/ Rritet nga 18 në 40, numri i certifikatave të unifikuara për eksport

2019-12-25 09:41:52 CRI Komenti juaj Printoni

Rritja e eksporteve bujqësore drejt tregjeve të Bashkimit Europian është një prioritet kyç i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë.

Në fokus të programit afatmesëm për periudhën 2020-2022, sektori i bujqësisë synon të rrisë numrin e çertifikatave të unifikuara për eksport në vendet e Bashkimit Europian nga 18 që është aktualisht në 40 të tilla, deri në fund të vitit 2020.

Ekspertët shpjegojnë se, krahas rritjes së sasisë së eksporteve në BE për 18 artikujt që janë aktualisht, do të shtohet mundësia e eksporteve edhe për 22 artikujt të tjerë nga fusha e bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë adreson financim dhe mbështetje të veçantë nga fondi i buxhetit 2020 për certifikatat e unifikuara për eksport.

Eksportet bujqësore sipas të dhënave zyrtare për 9-mujorin 2018 kanë shënuar një rritje prej 9.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore