Ligji i ri në Shqipëri- Zgjidhje përfundimtare pronësisë mbi tokën

2019-12-24 09:42:32 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se, shpejt kalojmë në Parlament Ligjin e ri për Tokën dhe do i japim zgjidhje përfundimtare pronësisë mbi tokën.

Duke folur në një komunikim me medien pas mbledhjes vjetore të kabinetit qeveritar, Kryeministri theksoi se, "për procesin e legalizimeve, shpejt kalojmë në Parlament Ligjin e ri për Tokën dhe do i japim zgjidhje përfundimtare pronësisë mbi tokën të të gjithë atyre zonave ku nuk ka funksionuar 7501-shi dhe nuk ka konflikte pronësie e kanë njohur reciprokisht kufijtë e vjetër, sepse jemi ndeshur vazhdimisht, qoftë në fushata, qoftë në kontakte me njerëzit dhe prej 30 vitesh nuk i është dhënë zgjidhje përfundimtare".

"Do i japim zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje dhe njëkohësisht edhe regjistrimit të tokës bujqësore në përgjithësi mbi bazën e 7501-shit, duke respektuar rekomandimet e KiE", tha Rama. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore